Connect with us

Shëndetësi

Universiteti i Oksfordit do t’i rinisë testimet e vaksinës kundër COVID-19

Publikuar

Testimet për vaksinën e Universitetit të Oksfordit do të rinisin pasi u ndaluan të dielën e kaluar, pas një reagimi të pashpjegueshëm të vaksinës tek njëri nga vullnetarët .

Universiteti po punon së bashku me kompaninë farmaceotike “AstraZeneca” me të cilën do ta rifillojnë testimin e vaksinës kundër pandemisë COVID-19.

“Globalisht 18 mijë persona kanë marrë pjesë në testimin e vaksinës . Në prova të mëdha si kjo vaksina mund të reagojë ndryshe tek persona të ndryshëm prandaj edhe kujdesi duhet të jetë i madh në mënyrë që në fund ajo të jetë e sigurt për përdorim të gjerë”, thuhet në deklaratën e Universitetit të Oksfordit, shkruan CNN përcjell Klan Kosova.

 

The post Universiteti i Oksfordit do t’i rinisë testimet e vaksinës kundër COVID-19 appeared first on Klan Kosova.

NA NDIQ NË FACEBOOK