Connect with us

Sport

United dorëzohet për Sanchon, kthehet kah Bale

Publikuar

Ylli anglez, Jadon Sancho po del të jetë shumë i shtrenjtë për skuadrën e Manchester United.

Sipas raportimeve të ‘Express’, United janë të nervozuar me ndjekjen e Sancho, dhe pritet të kthehen kah kartoni i Gareth Bale, transmeton lajmi.net.

Borussia Dortmund kanë bërë të ditur se nuk zbresin çmimin e kërkuar për Sancho, kështu që gjithçka duket e çuar dëm sa i përket transferimit të anësorit anglez.

Në anën tjetër, Real Madrid janë në kërkim të një skuadre për ta shitur Gareth Bale, pasi ky i fundit ka një pagë të majme dhe ‘Los Blancos’ do të mirëprisnin çdo lëvizje. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK