Kosovë
Ukrainë, rrëzohet një aeroplan ushtarak, 22 të vdekur (VIDEO)

Në Ukrainë, kanë humbur jetën 22 persona të premten.
Ata ndodheshin në një aeroplan ushtarak ukrainas kur i njëjti u kaplua nga zjarri gjatë aterimit në aeroportin Chuhuiv, rreth 400 kilometra në lindje të kryeqytetit Kiev.
Vetëm dy persona i mbijetuan rrëzimit, ndërsa kërkimet po vazhdojnë edhe për 4 të tjerë.
Aeroplani sipas autoriteteve ukrainase kishte ekuipazh ushtarak ndërsa shumica e atyre që ishin në bord ishin studentë të një universiteti aviacioni.
Zyrtarët ukrainas u shprehën ngushëllime familjeve që humbën më të dashurit e tyre.



















