Connect with us

Lajme

U largua shumë muaj më heret por Arta Toçi tani njofton dorëhqjen!

Publikuar

Dha dorëheqje që në muajin Mars, por ish deputetja dhe ish zv.ministrja e jashtme nga rradhët e ASH-së, Arta Toçi përmes një postimi në rrjetet sociale sot bëri të ditur se ka dhënë dorëheqje nga pozitat në këtë parti, raporton Zyrtare.net

Duke spejguar arsyjet se përse ka dhënë dorëhqeje nga partia, Toçi nuk përmend askund se përse tani po njofton për një vendim që ka ndërmarë shumë muaj më heret.

“Nga data 13 Mars 2020 kam dhënë dorrëheqje nga pozita e kryetares së Asamblesë së femrës në partinë Aleanca për shqiptarët. Arsyet e dorrëheqjes janë si në vijim:

Mospërfillja e vullnetit të Asamblesë së femrës dhe pozita denigruese e gruas në parti,

Pakënaqësitë me humbjen e identiteti fillestar të partisë

Mospërfillja e mendimit ndryshe

Qasja selective ndaj anëtarëve dhe mungesa e meritokracisë në parti

Anashkalimi i Tetovës dhe tetovarëve në parti

I falenderoj të gjithë me të cilët e formuam partinë, punuam dhe besuam në të’, ka shkruar mes tjerave Toçi.

Mbetet e pa qartë se përse ish deputatja Toçi e njofton tani këtë dorëheqje dhe se çfarë mund të fshihet pas kësaj, apo mos ndoshta Toçi ka pritur nëse do të fitoj ASH zgjedhjet dhe të synoj sërish ndonjë pozicion në ekzekutiv.

Kujtojmë që Toçi ka qenë jo rrallë herë protagoniste në opinion me disa deklarata skandaloze./Zyrtare.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK