Sport
TyC Sports: Messi ka vendosur të qëndrojë te Barcelona

Ylli argjentinas javën e fundit ka shikuar botën e futbollit, duke i dërguar një telegram Barcelonës, për t’iu shprehur dëshirën e tij për t’u larguar si lojtar i lirë.
Barcelona refuzonte një kërkesë të tillë, teksa për largimin e tij kërkonte 700 milionë euro.
Në anën tjetër, derisa klauzola vazhdon të jetë një çështje, me babanë e Messit që i është përgjigjur La Ligas, duke i thënë se klauzola nuk është e vlefshme, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë ka vendosur të qëndrojë te Barcelona.
“Lionel Messi ka vendosur të qëndrojë te Barcelona”, raporton TycSports, në lajmin e tyre ekskluziv që kanë sjellë./Lajmi.net/






















