Connect with us

Lajme

Tronditet Gostivari, burri ia merr jetën gruas me sëpatë

Publikuar

më

Mëngjesin e së enjtes një ngjarje e rëndë ka tronditur Gostivarin. Në lagjen Banjishnicë burri me sëpatë ka goditur për vdekje bashkëshorten e tij, njofton Agjencia e lajmeve Flaka

Sipas informatave fillestare bëhet fjalë për person të moshës 65 vjeçe me prejardhje nga Stajani i Gostivarit.

Pas ngjarjes makabre, ka qenë djali i çiftit bashkëshortor që ka alarmuar organet e rendit.

“Në orën 06:43 V.I. i lindur në vitin 1987 ka denoncuar se babai i tij B.I. i moshës 65 vjeçe me sëpatë në dhomën e gjumit ka mbytur gruan e tij XH.I. e lindur në vitin 1960, pas çka është dhënë në arrati”, njoftuan nga Policia e Gostivarit.

Prokuroria dhe Policia pas denoncimit të rastit kanë dalë në vendngjarje dhe po hetojnë rastin që la të vdekur 60 vjeçaren. Pasi dorasi ka ikur nga vendi i ngjarjes, organet e rendit janë vënë në kërkim të tij.

NA NDIQ NË FACEBOOK