Sport
Trincao do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Barcelonës këtë sezon

Ronald Koeman llogaritë në shërbimet e yllit portugez të transferuar nga Braga, Francisco Trincao.
Fantazisti që luan me këmbën e majtë është konfirmuar të jetë në listën e skuadrës së parë, përcjell lajmi.net.
Trincao do të ketë fanellën me numrin 17 te skuadra e Barcelonës, numër të cilin sezonin e kaluar e mbante Antoine Griezmann.
Portugezi ka treguar paraqitje mjaft të mirë në para-sezon kur Koeman i dha minuta në dispozicion.
Mbetet të shihet se si do të bëjë lojtari në sezonin e parë me Barcelonën, në La Liga. /Lajmi.net/






















