Sport
Tri skuadra nga Serie A kërkojnë Nachon

Calciomercato bën të ditur se Milan, Roma dhe Napoli po bëjnë presion për të nënshkruar me Nachon, përcjell lajmi.net.
Mbrojtësi është i vendosur të largohet nga Real Madrid, teksa ka shprehur dëshirën për të luajtur në futbollin italian.
Napoli është ndër klubet më të interesuara, por kjo lëvizje mund të varet nga e ardhmja e Kalidou Koulibaly.
30 vjeçari Nacho, gjithë karrierën e ka kaluar te Real Madrid, teksa ka edhe 22 paraqitje për Spanjën./Lajmi.net/






















