Connect with us

Sport

Trepça ’89 e njofton me humbje FC Prishtinën

Publikuar

U desh të pritej deri në minutën e 82′, për golin e vetëm në këtë ndeshje.

Ishte Muharrem Jashari që nga penalltia, kaloi Trepçën ’89 në epërsi 1:0, që në fund doli të ishte goli i fitores.

Me këtë fitore, Trepça ’89 numëron 6 pikë, dhe renditet në vendin e tretë.

Në xhiron e ardhshme, Trepça ’89 luan ndaj Besës në udhëtim, ndërsa Prishtina në shtëpi pret Llapin./Lajmi.net/