Lajme
Tre të vdekur dhe 132 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë tre persona nga koronavirusi dhe janë shënuar 132 raste të reja.
Gjatë këtyre 24 orëve janë shëruar 95 persona, ndërsa vazhdojnë të mbesin edhe 5 mijë e 382 raste aktive, njofton Klan Kosova.
.






















