Connect with us

Sport

Trashi: Jemi të gjithë të lodhur, konkurrenca e fortë në kombëtare

Publikuar

Lojtari kërkoi zëvendësimin gjatë ndeshjes dhe për këtë ka treguar edhe arsyet.

Trashi nuk harroi të përmend se lojtarët janë të lodhur, si dhe se kombëtarja ka konkurrencë të madhe përbrenda grupit.

Më poshtë mund të shihni fjalët e thëna nga Trashi, pas triumfit në Bjellorusi.

“Kam marrë goditje në kavilje dhe e kisha të pamundur të vazhdoja ndeshjen. Ishte një periudhë e gjatë pushimi dhe nuk kishim shumë stërvitke. Mendova se ishte më e mirë për tu zëvendësuar për t’i lënë vendin dikujt tjetër.

Kam kohë që nuk luaj në ndeshje zyrtare, pasi stërvitjen individuale nuk e kemi lënë. E përballuam me sukses, u mundova të zbatoja detyrat që më dha trajneri. Më vjen mirë për rezultatin pozitiv. Trajneri e vendos një ditë para kush luan titullar. Edhe e prisja edhe jo të isha titullar.

Nuk mund të them që nuk ka konkurrencë në Kombëtare për krahun e majtë, pasi ka lojtarë shumë të mirë, por këto janë zgjedhje të trajnerit dhe shpresoj që t’i kem bërë mirë detyrat.

Jemi të lodhur të gjithë, ndihem shumë mirë dhe shpresoj të jem gati për Lituaninë.” /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK