Connect with us

Sport

Trajneri i Portugalisë tregon edhe sa vite mund të luajë Ronaldo

Publikuar

Kapiteni i Portugalisë ka shënuar 101 gola për kombëtaren, ndërsa vazhdon të impresinojë me paraqitjet te Juventus, që nga transferimi në vitin 2018.

Ai ka arritur të shënoi 68 gola në 91 ndeshje konkurruese për Juventusin.

Trajneri i Portugalisë, beson se 35 vjeçari i Juventusit mund të vazhdojë të luajë në këto nivele edhe për pesë vjet.

“Cristiano është gati të luajë deri në moshën 40 vjeçare, por ai nuk e di nëse ajo do të ndodh”, ka deklaruar Santos, përcjell lajmi.net.

“Në një moment ai mund të ndjejë se nuk ka më të njëjtat kushte”.

“Ai nuk është një lojtar që do të ulë nivelin e tij, kur ndihet se nuk mund të jetë Ronaldo, ai nuk do të jetë”./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK