Sport
Trajneri i Bremen: Rashica nuk luan në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë

Werder Bremen udhëton drejt Jena për përballjen me Carl Zeiss Jena, por jo edhe Milot Rashica.
Trajneri Florian Kohfeldt ka bërë ët ditur se kosovari nuk do të jetë në skuadër.
“Milot Rashica nuk do të udhëtojë në Jena – rreziku është i madh”, ka thënë Kohfeldt, transmeton lajmi.net.
Rashica vazhdon të lidhet me një largim nga Werder Bremen, me Aston Villa dhe Leeds United që qëndrojnë në garë për të.
Mbetet të shihet se ku do të jetë e ardhmja e lojtarit kosovar. /Lajmi.net/




















