Sport
Trajneri i Boston nuk kursen lëvdatat për Miami Heat para finales së konferencës lindore

Para ndeshjes mes Boston dhe Miami, disa komente ka dhënë trajneri Brad Stevens (Boston), për rivalët e tij.
Lëvdatat nuk munguan për skuadrën e Miami, e cila ka treguar një post-sezon të jashtëzakonshëm.
“Ata me gjasë janë skuadra lindore më e afërt me Golden State Warriors”, ka thënë Stevens, transmeton lajmi.net.
“E them në kuptimin se si ata lëvizin dhe hapen për gjuajtje”, shtoi trajneri i Boston.
Boston Celtics dhe Miami Heat pritet të dhurojnë spektakël në serinë prej shtatë ndeshjeve, e cila njërës skuadër i siguron finalen e madhe të ‘Play Off’. /Lajmi.net/






















