Connect with us

Kosovë

Tragjike: Vdes një 23 vjeçar, familja e dërgon për kontrollim mjekësor, Policia e cilëson të dyshimtë

Publikuar

Një 23 vjeçar është gjetur pa shenja jete nga të afërmit e tij në Ferizaj. Mjekët thonë se ai ka vdekur si pasojë e një sulmi në zemër.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në një fshat të komunës së Ferizajit, ndërsa policia e ka cilësuar si të dyshimtë.

Agim Gashi, zëdhënës i Policisë në Rajonin e Ferizajit, ka deklaruar se familja e të ndjerit e kishte dërguar për kontrollim mjekësor atë.

Gashi thotë se sipas mjekut dyshohet se i riu ka pësuar sulm në zmër.

Trupi i pajetë i 23 vjeçarit është dërguar për obduksion në Prishtinë ndërsa Policia po e heton rastin. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK