Connect with us

Sport

“Tonali dëshironte vetëm Milanin”

Publikuar

20 vjeçari është rritur duke mbështetur Milanin, kështu që ishte mjaft i entuziazmuar për idenë e kalimit te skuadra nga ‘San Siro’.

“E di që Beppe Marotta vërtetë e dëshironte atë, dhe Antonio Conte e vlerësoi atë, kështu që mendoj se agjenti i tij kishte marrëveshje me Interin”, ka deklaruar Cellino, përcjell lajmi.net.

“Ai ishte i vendosur dhe i bindur që po shkonte tek Inter, por gjithë kjo zvarritje dhe ishte afër sezoni i ri, teksa asgjë nuk po ndodhte”.

“Sapo Milani tregoi interesim të vërtetë, ai nuk donte të dëgjonte asnjë opsion tjetër. Unë gjithashtu kam historikisht raport të mirë me Milanin dhe kemi arritur një marrëveshje me Paolo Maldinin shumë shpejt”.

“Ne gjithashtu kishim interesim nga Barcelona dhe Manchester United, por djali është i dashuruar me Milanin dhe u çmend pasi dëgjoi ofertën e tyre, sepse ai i mbështet ata”./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK