Sport
Tifozët në Wuhan rikthehen për herë të parë në stadiume që nga pandemia, shpërthejnë në lot

Rreth 300 mbështetës të Wuhan bënë udhëtimin 750 kilometra (450 milje) drejt lindjes në Suzhou dhe panë skuadrën e tyre të shënonte dy herë në tre minuta në pjesën e dytë kundër pretendentëve për titull Beijing Guoan.
CSL është hapur ngadalë për një numër shumë të kufizuar të spektatorëve, pasi e kanë filluar sezonin pas dyerve të mbyllura në korrik, por ata duhet të kalojnë një test të koronavirusit në shtatë ditë para ndeshjes.
Paraprakisht, mbështetësit e Wuhan mbajtën një banderolë jashtë stadiumit duke falënderuar pjesën tjetër të Kinës për mbështetjen e saj në betejën e qytetit qendror kundër koronavirusit.
Sapo hynë brenda ata nuk pranuan të ulen dhe nisën të këndonin pothuajse pa ndërprerje, edhe kur ekipi i tyre ishte në disavantazh 0-2 në pjesën e parë, para se braziliani Leo Baptistao dhe Jean Evrard Kouassi i Bregut të Fildishtë ta barazonin rezultatin. /Lajmi.net/






















