Connect with us

Sport

Tiemoue Bakayoko, transferimi i radhës i Milanit

Publikuar

Gianluca di Marzio raporton se Milan mund të finalizojë marrëveshjen me Chelsean për mesfushorin Tiemoue Bakayoko, në 24 orët e ardhshme, përcjell lajmi.net.

‘Rossonerët’ kanë bërë progres të madhe në përpjekjet për të arritur një marrëveshje për 26 vjeçarin.

Bakayoko në sezonin 2018/2019 ka qenë i huazuar te Milan nga Chelsea, dhe në 31 paraqitje ka shënuar një gol.

Francezi sezonin e kaluar e kaloi po ashtu si huazim, në Ligue 1 te Monaco./Lajmi.net/