Connect with us

Sport

Thyen rregullat e karantinimit, Anglia përjashton dy talentët për ndeshjen me Danimarkën

Publikuar

Foden dhe Greenwood mund të përballen me masa disiplinore pasi u shfaqën pamjet që dyshohet se sollën vajza në hotelin e ekipit në Islandë, ku po qëndronin ‘Tre Luanët’.

Dyshja bën debutimet e tyre ndërkombëtare për seniorët në fitoren ndaj Islandës të shtunën – por këto arritje tani janë lënë në hije.

”Fatkeqësisht këtë mëngjes mori vëmendjen time se dy djemtë kanë thyer udhëzimet e COVID në lidhje me mbylljen tonë të sigurt – duhej të vendosnin që ata nuk mund të kishin ndërveprim me pjesën tjetër të ekipit”.

”Asgjë nuk ka ndodhur në zonat që ne zëmë në hotel. Ne jemi ende duke marrë më shumë informacion. Akoma po kapem me detajet. Ne kemi kaluar një kohë kaq të gjatë duke marrë masa në vend dhe e gjithë skuadra e ndoqi atë deri në fund”.

”Unë nuk po hyj në më shumë detaje derisa të mos jem i qartë nga gjithçka. Askush nga jashtë hotelit nuk ka qenë në zonat që ne zëmë. Ata më kanë kërkuar falje, i kuptoj edhe për moshën që e kanë. Do analizojmë çdo detaj dhe do të shohim të ardhmen e djemve me kombëtaren angleze”, deklaroi Southgate. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK