Connect with us

Sport

Thiago flet pas nënshkrimit me Liverpool, shprehet tejet i lumtur

Publikuar

Tash e disa javë, Liverpool dhe Thiago Alcantara ishin në negociata dhe ndonëse dihej se transferimi do të zyrtarizohet, nuk dihej dita e saktë.

Minuta më parë, faqja zyrtare e Liverpool njoftoi për transferimin, e menjëherë pas kësaj, disa fjalë ka thënë edhe Thiago Alcantara.

“Mendoj se është ndjenjë e shkëlqyer. Po prisja për këtë moment dhe jam shumë, shumë i lumtur të jem këtu”, ka thënë Thiago, transmeton lajmi.net.

“Kur vitet kalojnë, ti provon të fitosh sa më shumë që mundesh, dhe kur fiton, dëshiron më shumë fitore. Mendoj se ky klub përshkruan atë që unë gjithashtu jam; Unë dua të arrij të gjitha synimet, të fitoj sa më shumë trofe të jetë e mundur.”

“Unë duhet të adaptohem me skuadrën sa më shpejtë që mundem në këtë situatë dhe kontekst që po jetojmë tani. Çdo gjë është më kompakte dhe ne kemi filluar pakëz vonë, por ky është akoma futboll dhe unë mendoj se duhet t’i përziejmë të gjitha gjërat e mëdha, të gjitha gjërat e mira që kemi. Unë do të ndihmojë skuadrën si në mbrojtje ashtu në sulm, dhe gjithashtu në aspektin mental.”

“Tifozët nuk mund të jenë më të emocionuar se unë, sigurisht. Nuk ka të bëjë me të thënit fjalë, ka të bëjë me të bërit gjëra. Do të lë zemrën në fushë për shokët e skuadrës, klubin dhe tifozët”, ishin fjalët e Alcantara.

Thiago Alcantara pati një aventurë të gjatë e të suksesshme me Bayern dhe tashmë do të nis rrugë të re me fanellën e Liverpool, ku do të ketë numrin 6. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK