Kosovë
Thaçi tregon se çka e intervistoi Specialja e çka jo

Presidenti Hashim Thaçi ka folur rreth intervistimit të tij nga Gjykata Speciale, ku ka shpalosur çështjet për të cilat është pyetur dhe për të cilat jo, transmeton Periskopi.
‘’Jam intervistuar shpeshherë, por prej Speciales asnjëherë. Edhe me qenë, cka do të ndodhte. Shumë të tjerë kanë qenë. Më kanë pyet prej ditës që unë kam lindur, kryesisht për përgjegjësitë e mia politike. Konfirmoj se për asnjë moment asnjë fjali për 4 ditë nuk jam pyetur për trafik të organeve. Në asnjë moment nuk jam pyetur për Shtëpinë e Verdhë. S’jam pyetur për Beadin Hallaqin. Jam pyetur për përgjegjësitë në UCK, rolin tim, punën, për cka jam shumë krenar. Nuk jam pyetur as për komunikatën nr.58 e as vrasjet e pasluftës’’, thotë presidenti Thaçi në një debat televiziv.
Ai ka thënë se nëse i bëhet aktakuza nga Specialja, do të tërhiqet menjëherë nga posti i presidentit.PERISKOPI/





















