Connect with us

Kosovë

Thaçi: Shpreh mirënjohje për rolin udhëheqës të SHBA-së për liri e zhvillim ekonomik në Kosovë

Publikuar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas nënshkrimit të marrëveshjes ekonomike mes Kosovës dhe SHBA-së, ka thënë se shpreh mirënjohje të thellë për rolin udhëheqës dhe të pazëvendësueshëm të SHBA-së për liri e zhvillim ekonomik në Kosovë dhe paqe e stabilitet në tërë Ballkanin Perëndimor.

Deklarata e plotë: 

Kosova ?? dhe SHBA-ja ?? sapo nënshkruan deklaratën e përbashkët, e cila garanton normalizimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Për kontributin e jashtëzakonshëm në arritjen e marrëveshjes së 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë, ambasadorin Richard Grenell e dekorova me Medaljen Presidenciale të Meritave. Shpreh mirënjohje të thellë për rolin udhëheqës dhe të pazëvendësueshëm të SHBA-së për liri e zhvillim ekonomik në Kosovë dhe paqe e stabilitet në tërë Ballkanin Perëndimor. HTH

NA NDIQ NË FACEBOOK