Connect with us

Kosovë

Thaçi: Fehmi dhe Xhevë Lladrovci ishin Azem dhe Shotë Galica e kohës sonë

Publikuar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në profilin e tij në Facebook ka kujtuar sot Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, dy prej veprimtarëve më të hershëm të lëvizjes ilegale për liri e pavarësi.

“Ata ishin pjesë e formacioneve të para të UÇK-së për organizimin e rezistencës së armatosur dhe figura emblematike të luftës sonë çlirimtare – Azem dhe Shotë Galica e kohës sonë” ka shkruar ai.

Sipas tij, me krenari e kujton çdo moment të angazhimit të përbashkët, duke shtuar se Fehmi dhe Xhevë Lladrovci ishin të palodhshëm dhe të pathyeshëm në rrugën e lirisë. “Në 22 vjetorin e rënies heorike të Fehmi e Xhevë Lladrovcit dhe bashkëluftëtarëve të tyre, Fatime Hetemit dhe Shefqet Zekës, i kujtojmë dhe nderojmë për vizionin, këmbëngulësinë, vendosmërinë dhe përkushtimin për lirinë e Kosovës, për të cilën sakrifikuan edhe jetën”, ka shkruar Thaçi.

NA NDIQ NË FACEBOOK