Lajme
Tetova sot në këmbë, prostesohet kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike

Këshilli Organizativ i protestave kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, ka njoftuar se sot me fillim nga ora 19:00, do të realizohet një marsh i madh protestues në Tetovë.
Marshi do të fillojë nga sheshi ”Iliria” dhe do të përfundojë para EVN-së.
“I ftojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut që t’i bashkangjiten marshit. Bëjmë thirrje për pjesëmarrje masive dhe përgjegjshmëri, pasi i ndihmon procesit deri te realizimi i kërkesave të parashtruara më herët. Përveç Tetovës, do të protestohet në Gostivar, Shkup dhe Kërçovë”- thuhet në njoftimin e Këshillit Organizativ / Tetovë.
















