Lajme
Tetova rrezikon të ngel pa zv/ministër, a do ta lejojë Ahmeti një gjë të tillë?

LSDM dhe BDl, por edhe partnerët e tjerë të koalicionit kanë ndarë postet e zëvendësministrave. Gjatë kësaj jave pritet zyrtarizimi i emrave.
Sipas marëveshjes BDl-së i takojn pesë zëvendësministra. Dhe në këtë parti po bëhen kalkulimet e fundit se cilave degë do tu takojnë këto poste.
Pakënaqësitë e shprehura nga struktura të BDl-së në Shkup dhe Saraj gjatë ndarjes së posteve ministrore si duket do kenë efekt edhe në ndarjen e posteve të zv/ministrave. Ata vazhdojnë të pretendojnë pjesë më të madhe në ndrajen e kulaçit të eshalonit të dytë dhe të tretë.
Disa media të afërta me degën të BDl-së nga qytete tjera, kanë publikuar informacione për emra dhe ndarje postesh. Duke parë më vëmendje këto informacione mund të vërehet se sipas atyre mediave Tetovës dhe rrethinës nuk i takon asnjë post zëvendësministri.
















