Connect with us

Sport

Telles arrin marrëveshje me Man Utd

Publikuar

‘Djajtë e Kuq’ nga ‘Old Trafford’ me gjasë të madhe do të sigurojnë shërbimet e mbrojtësit të krahut, Alex Telles.

Sipas raportimeve të Fabrizio Romano, Telles është pajtuar në kushtet personale me Manchester United, transmeton lajmi.net.

Marrëveshja është arritur mbrëmë, kurse tashmë do të finalizohen detajet me agjentin.

United po vazhdon negociatat me skuadrën e Porto, për shumën që duhet paguar për kartonin e mbrojtësit.

Mbetet të shihet nëse një marrëveshje me Porton do të finalizohet. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK