Lajme
“Takohemi në botën tjetër”/ Mesazhi tronditës që i riu u dërgoi prindërve para se të hidhej nga kati i 3 i spitalit (FOTO)

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vetëvrasja e 29-vjeçarit Xhino Koça, i cili u hodh nga kati i 3-të i spitalit “Shefqet Ndroqi”. Mësohet se 29-vjeçari vitin e fundit vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe faktet e zbuluara tregojnë se ai kishte kohë që po e planifikonte vetëvrasjen.
Para se të hidhej nga dritarja e spitalit, 29-vjeçari u ka dërguar një mesazh prindërve në telefon, të cilin kishte kohë që e ruante.
Në SMS-në e fundit ai shkruante se kishte vendosur t’i jepte fund jetës, pasi kishte bërë gjëra përtej limiteve të tij. “Takohemi në botën tjetër”, është mesazhi që ai u ka dërguar prindërve, shkruan Fax News.
Po kështu, kohët e fundit i riu po lexonte librin ‘Testamenti’. Ky libër mbyllet me vetëvrasjen e personazhit kryesor, i cili është hedhur njësoj si 29-vjeçari nga një lartësi e konsiderueshme.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 13 gusht në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, ku 29-vjeçari u hodh nga kati i tretë. I riu po merrte mjekim në këtë spital dhe ishte drejt shërimit. Ai është djali i një familjeje të njohur intelektualësh në Durrës, ku nëna e tij Lira është stiliste, kurse babai i tij Leonard Koça, është kreu i një Njësisë Administrative. Për këtë çështje Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet. /Fax News




















