Connect with us

Sport

Superkompjuteri parashikon renditjen për sezonin e ri në Premierligë

Publikuar

Megjithatë siç është bërë traditë tashmë, një superkompjuter ka analizuar të dhënat e marra mbi futbollistët, skuadrat, kalendarin, etj., dhe ka bërë parashikimet për renditjen finale të sezonit 2020/2021.

Kështu super-kompjuteri ka shpallur kampion Manchester Cityn e Pep Guardiolës, pasi ka parashikuar që ata do të grumbullojnë 88 pikë, ndërsa në vendin e dytë ka parashikuar Liverpoolin e Jurgen Klopp, me 81 pikë, plot 18 më pak se sezoni që lamë pas.

Katërshja e parë pritet të kompletohet nga Manchester United dhe Chelsea, ndërsa sipas super-kompjuterit, Tottenham i Mourinhos do të renditet i pesti, Arsenali në vendin e shtatë dhe Evertoni në vendin e nëntë.

Sa i përket zonës së ftohtë të renditjes, superkompjuteri është treguar “i pamëshirshëm” me skuadrat e sapo-ngjitura në elitë, pasi ka parashikuar rënien e të trejave (Fulham, Leeds, West Brom) sërish një kategori më poshtë. /Lajmi.net/