Sport
Suarez krenar me letrën e Messi

Suarez do t’i bashkohet skuadrës së Atletico Madrid për këtë sezon, por ky vendim nuk kënaqi as uruguaianin as Lionel Messin.
Lidhur me fjalët e Messi, Suarez ka thënë se ndihet shumë krenar.
“Leo më njeh mirë dhe është në dijeni për nivelin tim të përkushtimit. Është krenari që të lë këtë shenjë pozitive pas vete”, ka thënë Suarez, transmeton lajmi.net.
“tani kam kaluar dhe jam bashkuar me këtë skuadër të madhe garuese”, shtoi sulmuesi.
Suarez dhe Messi do të jenë rival në La Liga këtë sezon, por ata ishin dy shokët më të mirë te Barcelona. /Lajmi.net/





















