Connect with us

Sport

Suarez kalon testin, pajiset me nivelin B1 për gjuhën italiane

Publikuar

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, ka kaluar sot testin e gjuhës italiane dhe tashmë është pajisur me nivelin B1, transmeton lajmi.net.

‘Gazzetta dello Sport’ bënë të ditur se testi për Suarez zgjati një orë, ku lojtari është testuar me shkrim dhe me gojë.

Pas këtij testi, procedurat për pajisje me pasaportë italiane afrohen edhe më shumë për uruguaianin.

Suarez nuk ka raporte të mira me Ronald Koemann te Barcelona, ku në dy ndeshje testuese nuk është përfshirë fare në skuadër. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK