Connect with us

Sport

Suarez i ‘hakmerret’ Barcelonës, nënshkruan me rivalin e madh nga La Liga?

Publikuar

Luis Suarez është në proces të finalizimit të shkëputjes së kontratës nga Barcelona.

Sulmuesi uruguaian nuk zë vend në planet e trajnerit të ri, Ronald Koeman.

Ai së fundmi spekulohej se ka arritur marrëveshje me Juventusin.

Mirëpo, mediat spanjolle raportojnë se Suarez ka ofertë edhe nga një klub i madh nga La Liga, transmeton lajmi.net.

Atletico Madrid ka shfaqur interesim për transferimin e Suarezit dhe trajneri Diego Simeone tashmë ka kontaktuar me ish yllin e Liverpoolit në lidhje me transferimin e tij në Wanda Metropolitano. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK