Sport
Spektakël golash nga Liverpool ndaj Lincoln – ‘Reds’ në fazën tjetër të Kupës së Ligës

Kampionët e Premierligës kanë shënuar fitore 2:7 kundër Lincoln, në një ndeshje ku gjurmë la edhe Xherdan Shaqiri, shkruan lajmi.net.
Shaqiri hapi serinë e golave në këtë ndeshje, duke shënuar në minutën e 9’ të këtij takimi, nga gjuajtja e lirë.
Minamino dyfishoi epërsinë në minutën e 18’, kurse Curtis Jones vulosi pjesën e parë me golat e shënuara në minutat 32’ dhe 36’ (0:4).
Minamino u regjistrua edhe një herë në listën e realizatorëve, në minutën e 46’. Vendasit reaguan tek në minutën e 61’ me Edun, kurse Grujic shënoi për Liverpool vetëm katër minuta më vonë.
Vendasit shënuan përsëri në minutën e 67’ për 2:6 me Montsma, por kjo ishte krejt çka ata treguan nga kjo ndeshje.
Divock Origi vulosi rezultatin final të këtij takimi, me golin e shënuar në minutën e 92′.
Liverpool tashmë kualifkohet në fazën tjetër të Kupës EFL, me këtë fitore bindëse. /Lajmi.net/





















