Connect with us

Sport

Spanja bën “poker” ndaj Ukrainës, Gjermania barazon me Zvicrën!

Publikuar

më

La Roja mposhti 4-0 Ukrainën në stadiumin Alfredo Di Stefano në Madrid. Sergio Ramos realizoi dy golat e parë. Kapiteni është ngjitur në shifrën e 23 golave në total me kombëtaren, duke u renditur si golashënuesi i tetë më i mirë në historinë e iberikëve. Ansu Fati dhe Ferran Torres shënuan dy golat e tjerë, me Spanjën që ngjitet në vend të parë në grup pas frenimit të Gjermanisë në Basel, me talentin e Barcelonës Ansu Fati që u bë shënuesi më i ri në historinë e kombëtares spanjolle, pasi nuk ka mbushur ende 17-vjeç. Sërish barazim për “Pancerat”.

Ekipi i Low nuk ia doli të mposhtë Zvicrën, duke regjistruar rezultatin e dytë radhazi 1-1. Ilkay Gundogan lëshoi një gjuajtje të saktë nga jashtë zone në minutën e 14-t, ndërsa helvetët barazuan me anë të Silvan Widmer në minutën e 58-të. Pa fitues u mbyll edhe sfida e nxehtë mes Serbisë dhe Turqisë. Dueli i zhvilluar në Beograd pati shumë rivalitet, por asnjë gol. Kolarov u largua me të kuqe në minutën e 49-të, la vendasit me një lojtar më pak, por turqit nuk ia dolën të shfrytëzonin superioritetin numerik. Në fund 0-0 dhe të dy kombëtaret ndanë nga një pikë.

Lajme33 minutes ago

Incident në vizitën e Jakup Krasniqit: Dyshohet se pjesëtari i EULEX-it i drejtoi armën familjarit të tij (VIDEO)

Lajme49 minutes ago

Funksionari i VMRO-DPMNE, Ilija Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni është stabil!

Lajme1 hour ago

Bekim Sali viziton shkollën “Ismail Qemali” në Cërnilishtë, ndan dhurata për nxënësit

Maqedoni1 hour ago

Jetë me kredi! Qytetarët po zhyten në borxhe, banesat dhe kreditë konsumatore në rritje

Lajme1 hour ago

Ministri Besar Durmishi: Mbështetja e prodhimit vendor dhe krijimi i vendeve të reja të punës mbeten prioritet

Shqipëri1 hour ago

Kategoria Superiore/ Skënderbeu thyen Egnatian, rrogozhinasit humbasin mundësinë për “arratisje” në renditje!

Maqedoni1 hour ago

“Mësimdhënësi sulmoi fëmijët tanë” – prindërit denoncojnë sulm fizik ndaj dy nxënësve në Shkup

Lajme2 hours ago

Agim Islami: 18 vite burg, 18 vite heshtje, 18 vite padrejtësi?!

Kosovë2 hours ago

Skandal në Spitalin e Prizrenit: Gjobitet me 3 mijë euro për certifikatat shëndetësore të lejeve të armëve, mungonin dosjet e kandidatëve

Bota2 hours ago

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale, përmbush objektivin e Vizionit 2030

Maqedoni3 hours ago

BDI: “Zëvendëskryetar” që nuk ekziston para Komisionerit të Lartë të OSBE-së: VLEN-i e poshtëron Komitetin kushtetues për marrëdhënie ndërmjet bashkësive etnike

Shqipëri3 hours ago

“S’e kam takuar kurrë personalisht Ballukun”- Binaj i përgjigjet Spiropalit: Ju dhe bashkëshorti keni kërcënuar Administratën Tatimore, shkak…

NA NDIQ NË FACEBOOK