Lajme
SOS VITA shënoi 1 vjetorin e themelimit, Ertan Shakiri: Bashkë mund të bëjmë shumë

Mbrëmë në Restaurant Bushi, shoqata për personat me nevoja të veçant SOS VITA Shkup shënoi 1 vjetorin e themelimit të saj.
Në evenimentin ku të pranishëm ishin shumë figura të njohura nga sfera shoqërore, biznesmen, politikan por dhe anëtarë të shoqatës, Ertan Shakiri, kryetari i shoqatës dhe njëherit edhe themeluesi i saj theksoi se prania e shumë figurave e bën këtë eveniment madhështor dhe të rëndësishëm.
Shakiri para të pranishmëve duke falenderuar donatorët theksoi se të bashkuar mund të bëhen shumë punë të mëdha andaj siç tha do të vazhdoj përpjekjet e tij për të bërë infrastrukurë dhe një jetë më të mirë për personat me nevoja të veçanta do të vazhdoj edhe në vitet në vijim.
Deri më sot në këtë shoqatë janë regjistruar 110 persona me nevoja të veçanta,theksoi Shakiri, ndërsa përmendi se qëllimi dhe synimi i kësaj shoqate është që përmes aktiviteteve të ndryshme të përmirësohet gjendja e personave me nevoja të veçanta në Shkup dhe më gjërë.
Fjalim para të pranishmëve mbajti kreu i BFI-së, Shaqir ef Fetahu, kryetari i Alterantivës, Afrim Gashi, kryetari i shoqatës bamirëse, Kalliri i Mirësisë, Rufat Sherifi si dhe për shkak të distancës fizike mesazhin e përcolli përmes një letre edhe ish ambasadroja e Turqisë në vendin tonë, Tulin Erkal Kara.
Përmes video lidhjes urim për 1 vjetorin e shoqatës përcolli edhe kryeministri Zoran Zaev ku në emër të Qeverisë së RMV-së shprehu mirënjohje për udhëhqësinë, donatorët dhe gjithë atyre që ndihmojnë në suksesin e shoqatës që bën përpjkeje për jetë më tër mirë për personat me nevoja të veçanta./Zyrtare.net
Mesazhi i kryeministrit, Zoran Zaev për 1 vjetorin e SOS-VITA në Shkup. Ju faleminderit kryeministër. Ви благодарам премиер! ❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤
Gepostet von SOS Vita – Shkup am Sonntag, 27. September 2020
















