Sport
Simeone përgëzon Luis Suarez për debutimin e ëndrrave me Atletico Madrid

Sulmuesi nga Uruguai, Suarez, është përkujdesur për një debutim ëndrrash me fanellën e ‘Rojiblancos’.
Luisito arriti të shënonte dy gola, por shtoi edhe një asistim, në një ndeshje që e nisi nga stoli.
Për paraqitjen e tij, trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, ka vetëm lëvdata.
“Dy golat e tij nuk më lënë shumë përshtypje sa më lë asistimi, vrapimet e tij dhe lëvizjet”, tha Simeone, transmeton lajmi.net.
“Suarez e di se çfarë duhet të bëjë; të luajë për skuadrën”, shtoi trajneri.
Atletico Madrid përfundoi ndeshjen ndaj Granda me një fitore të thellë, 6:1. /Lajmi.net/






















