Sport
Si është të luash krah Suarez? Diego Costa tmerron kundërshtarët me deklaratën e tij

Atletico Madrid shënoi sot një fitore 6:1, në një ndeshje ku golin gjetën të dy Suarez e Costa.
Pas ndeshjes, spanjolli është pyetur se si është ndjesia të luash krah ish anëtarit të Barcelonës dhe ai ka dhënë deklaratën e vitit.
“Është vërtetë mirë, njëri nga ne kafshon, kurse tjetri shkelmon”, ka thënë Costa, transmeton lajmi.net.
Suarez e nisi për mrekulli aventurën me Atleti, duke asistuar një herë dhe shënuar dy herë të tjera. /Lajmi.net/






















