Connect with us

Lajme

Shqiptarët me tetë zëvendësministra në Qeverinë e re në Maqedoni

Publikuar

me

Tetë zëvendësministra shqiptarë do të jenë pjesë e Qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut. Ky numër i përfaqësimit arrihet për herë të parë, për shkak të pjesëmarrjes më të gjerë të partive shqiptare në koalicionin qeverisës.

Në bazë të marrëveshjes për bashkëqeverisje, nga 19 dikasteret ministrore, 5 zëvendësministra i takojnë BDI-së, dy zëvendësministra Lëvizjes BESA si pjesë e koalicionit “Mundemi” me LSDM si dhe një post zëvendësministri i takon PDSH-së, përcjell INA.

Gjatë ditëve në vijim lista e zëvendësministrave pritet që të marrë dritë jeshile në Kuvend. Megjithatë finalizimi i saj po pritet nga ana e kryeministrit Zoran Zaev me partitë më të vogla të koalicionit “Mundemi”. Siç mëson INA, LSDM si subjekt pritet ti takojnë vetëm tre poste zëvendësministrash, për shkak të shpërndarjes për partnerët e koalicionit si partitë DOM, PLD dhe subjekte tjera si ato turke, rome dhe serbe.

Bashkimi Demokratik për Integrim ka finalizuar listën e zëvendës ministrave në Qeverinë e re dhe tashmë këta janë emrat e përzgjedhur.

Zëvendësministër i MPB-së, Nazim Bushi

Zëvendësministër i Drejtësisë, Agim Nuhiu

Zëvendësministër i Mbrojtjes, Bashkim Hasani

Zëvendësministër Transport dhe Lidhje, Bekim Rexhepi

Zëvendësministër i Shëndetësisë, Dr.Ilir Hasani

Lëvizja Besa si pjesë e Qeverisë në kuadër të koalicionit “Mundemi” do të ketë dy zëvendësministra në Arsim dhe Kulturë.

Zëvendësministër i Arsimit, Arafat Shabani

Zëvendësministër i Kulturës, Sedat Sulejmani

Partia Demokratike Shqiptare do të ketë një post zëvendësministri në Ministri të Jashtme për ku siç mëson INA është përzgjedhur Fatmire Isaku, zëdhënësja e kësaj partie.

Zëvendësministre në MPJ, Fatmire Isaku

Kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi se gjatë ditëve në vijim pritet që të votohen zëvendësministrat. Ai tha se po zhvillon bisedime dhe konsulta me kandidatët dhe se ky proces është drejt finalizimit.

.

Advertisement
Kosovë3 mins ago

Ambasadori i Hungarisë i jep mbështetje Kosovës për liberalizim vizash: Janë plotësuar kriteret

Sport18 mins ago

Sporting Lisbona nderon CR7 – emëron akademinë e klubit ‘Academia Cristiano Ronaldo’

Kosovë19 mins ago

Rrahmani i VV-së i sulet akademik Kujtim Shalës së LDK-së, i jep medalje “për hajni”

Lajme21 mins ago

Kastriot Rexhepi: Opozita shqiptare bën “show”, amandamentet i dorëzoi në gjuhën maqedone

Kosovë35 mins ago

Gjuriq: Ua kemi borxh fëmijëve tanë që të mos e bëjmë armik Amerikën

Sport39 mins ago

Zekolli: Liga Unike do të rritë vlerat dhe konkurrencën në basketbollin shqiptar

Shëndetësi42 mins ago

43 shtatzëna u prekën me COVID-19 në Kosovë, 29 prej tyre lindën foshnjat e tyre

Lajme49 mins ago

Notat e lojtarëve: Real Sociedad 0-0 Real Madrid, Elustondo dhe Kroos më të mirët

Kosovë51 mins ago

Analisti Tahiri zbulon qëllimin e vizitës së Grenellit në Kosovë

Sport60 mins ago

ZYRTARE: PAOK transferon Waguen nga Barcelona

Kosovë1 hour ago

Memli Krasniqi: Koalicioni nuk ka vullnet t’i mbështes bizneset dhe qytetarët për rimëkëmbjen ekonomike

Lajme1 hour ago

Këto janë të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë Hoti

Sport1 hour ago

Barcelona ka edhe pesë lojtarë në shitje

Kosovë1 hour ago

Qeveria ua ndan nga 2 mijë e 733 euro delegatëve të legjislaturës së vitit 1990

Kosovë2 hours ago

Ministrja serbe zbulon 4 rrugët që do t’i financojë Amerika e që lidhin Serbinë dhe Kosovën

MË TË LEXUARAT