Lajme
Shqipëria synon rritjen e bashkëpunimit me Korenë e Jugut në teknologjinë e informacionit

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ministren e Tregtisë të Republikës së Koresë së Jugut, Yoo Myung-Hee.
Cakaj dhe Myung Hee, diskutuan në nevojën e nxitjes së bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, veçanërisht nëpërmjet disa projekteve konkrete në fushën e teknologjisë së informacionit.
Ai u shpreh se me Ministren Myung-hee biseduan hollësisht edhe për bashkëpunimin në disa organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë Organizatën Botërore të Tregtisë.
“Tutje, Koreja e Jugut ofron mbështetjen e saj për synimin e Shqipërisë që të shërbejë si anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së 2022-2023.”
Postimi i plotë:
Sot, zhvillova një bisedë telefonike me Ministren e Tregtisë të Republikës së Koresë së Jugut, znj. Yoo Myung-hee 
!
Biseduam për nevojën e nxitjes së bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, veçanërisht nëpërmjet disa projekteve konkrete në fushën e teknologjisë së informacionit.
Po ashtu, diskutuam hollësisht edhe për bashkëpunimin e vyer në disa organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë Organizatën Botërore të Tregtisë. Tutje, Koreja e Jugut ofron mbështetjen e saj për synimin e Shqipërisë që të shërbejë si anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së 2022-2023.
.



















