Connect with us

Sport

Shqipëria larg pritshmërive në pjesën e parë ndaj Lituanisë

Publikuar

Shqipëria nuk ia ka dalë të zhbllokojë rezultatin përballë kombëtares së Lituanisë, shkruan lajmi.net.

45 minutat e parë të ndeshjes që po zhvillohet në ‘Air Albania Stadium’ nuk kanë treguar ndonjë mundësi shënimi për kombëtaren ‘Kuqezi’.

Vlen të përmendet një pritje e Thomas Strakoshas, i cili largoi një top që po shkonte drejt golit, pas një zbritje të rrezikshme të lituanezëve.

Shqipëria shihet favorite në këtë takim dhe pritet që në pjesën e dytë të thyej linjat e lituanezëve. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK