Lajme
Shqipëri: Rezultojnë katër mësues pozitivë me COVID-19, pritet mbyllja e shkollave

Katër mësues në shkollën “Shefqet Tançi” në Bulqizë të Shqipërisë, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Vetëm pak ditë nga fillimi i procesit mësimor pritet të ketë pezullim të shkollave, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.
Që nga fillimi i pandemisë Shqipëria numëron rreth 12 mijë raste pozitive me COVID-19, numri i vdekjeve ka arritur në 347 dhe 6.788 të shëruar.
.



















