Connect with us

Lajme

Shqipëri: Nis dita e parë e shkollës nën rregullat e COVID-it

Publikuar

Nxënësit në Shqipëri do të ulen në bankat e shkollës ditën e sotme, por në një situatë krejtësisht tjetër për shkak të pandemisë së COVID-19.

Përveç emocioneve të ditës së parë të shkollës, ata do të duhet të përballen edhe me rregullat anti-covid, siç është distanca apo mbajtja e maskës.

Për shkak të situatës së pandemisë që po përballet e gjithë bota, ky vit i ri shkollor do të jetë ndryshe duke nisur pas 6 muajve pushim. Dita e parë do të nisë me matjen e temperaturës në hyrje të shkollës, që në rast se do të jetë mbi 37 gradë do të duhet që nxënësi të mos futet në shkollë. Hapi tjetër është dezinfektimi i këmbëve duke ecur në distancë me njëri-tjetrin, raporton Tch, transmeton Klan  Kosova.

 

.

NA NDIQ NË FACEBOOK