Connect with us

Kosovë

Shqetësuese: Brenda 24 orëve,  9 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë

Publikuar

Gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 459 mostra, prej të cilëve rezultojnë 78 raste positive, njofton IKSHP-ja.

Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 13.791 raste nga 52.616 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 548 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 190 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.113 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.130.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK