Kosovë
Shpërthen Nasim Haradinaj në seancën e Gjykatës Speciale: Nuk e njoh këtë gjykatë

Nasim Haradinaj nuk ka arritur të përmbahet në seancën e parë të Gjykatës Speciale kundër tij ku u parashtruan akuzat.
Haradinaj kishte përgatitur një letër për ta lexuar, por e cila nuk iu lejua nga ana e gjykatësit.
Kjo bëri që ai të shpërthente ndaj Gjykatës Speciale me fjalë të rënda, përcjell Periskopi.
“Meqë ju nuk keni disponim për ta dëgjuar mendimin tim, po ju them se unë nuk e njoh këtë gjykatë. Ata deputetët faqezi që e votuan në parlamentin tonë… Ju jeni pa mandat.” – u shpreh ai.
Haradinaj po akuzohet në lidhje me dosjet të cilat i erdhën në zyret e OVL-UÇK-së, e të cilat jua shpërndau mediave. /Periskopi





















