Kosovë
Shpërthejnë protestat edhe në Pennsylvani pasi polici vrau një tjetër burrë zezak

Pasi një zyrtar policor në Pennsylvani qëlloi në mënyrë fatale një burrë zezak gjatë të dieles, protestat në rrugë u shpërndanë me gaz lotsjellës.
Policia postoi kamerën trupore të policit në mediat sociale. Aty shfaqet Ricardo Munoz, 27 vjeçar, që po e ndjekte një polic me thikë. Polici kishte shtënë disa herë derisa ikte.
Polici ishte suspenduar nga puna, sipas mediave lokale, përkthen Periskopi.
Qindra vetë dolën në rrugët e Lancasterit pas incidentit, ndërsa shumë prej tyre u stacionuan jashtë stacionit policor. Departamenti policor tha që shumë ndërtesa dhe pajisje qeveritare ishin dëmtuar.
“Bëjmë thirrje që aktet e protestave të mbeten paqësore,” thuhet në deklaratën e policisë. /Periskopi



















