Connect with us

Lajme

Shkupi vëshohet nga prostestat, janë paralajmëruar dy protesta

Publikuar

Rrugët e Shkupit sot do të vëshohen nga qytetarët të cilët protestojnë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së Igor Janushev dje në konferencë për shtyp paralajmëroi protestë të re për pasdite kundër shtrenjtimit të rrymës.
Siç tha ai, protesta do të fillojë në ora 14:00 para Komisionit rregullator për energjetikë dhe një orë me automobila do ta bllokojnë udhëkryqin dhe rrugët para Komisionit rregullator.

Edhe Konfederata e organizatave sindikale nga ora 18:00 paralajmëroi marsh protestues që do të fillojë nga “Çairçanja” dhe do të përfundojë para Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Kuvend.

NA NDIQ NË FACEBOOK