Connect with us

Lajme

Shekulli 21/ Dollogozhda e Strugës pa ujë, banorët hapin puse

Publikuar

me

Ka disa vite që fshati Dollogozhdë përballet me problemin e ujit të pijshëm edhe pse gjindemi në shekullin 21.

Banorët thonë se është shumë e vështirë të jetohet pa ujë dhe shumica prej tyre janë detyruar të hapin puse për t’u furnizuar me ujë. Megjithatë, ata ende kanë shpresë se problemi do të zgjidhet, shkruan TVM2.

“Gjithë kohën jemi pa ujë, vetëm 6 orë në mëngjes dhe 6 orë në mbrëmje kemi ujë për 24 orë, ato orë i kemi. Si mbijetojmë, kush ka nëpër puse e nëpër bunare mbushim. Po mbajmë shpresa që të rregullohet, ja po punojnë po i vënë cevat e rinj, pompat e reja, mbajmë shpresë që të rregullohet, sa kohë do të shkojë, a një vjet a dy, a një muaj dy nuk e dimë.”,- theksoi një banor.

“Dollogozhda disa vite me radhë po përballet me këtë problem, edhe pse njëherë u zgjodh si problem, po për shkak se gypi ishte i profileve të vogla nuk i plotëson nevojat e të gjithë banorëve dhe vitet e fundit kemi pas mjaft probleme me ujin për pije.”,- tha një banor.

Fshati momentalisht ka dy pompa, një në Zhepinë dhe një në Dollogozhdë, por ato nuk mjaftojnë. Nga udhëheqësia e ujësjellësit të fshatit thanë për TVM2 se janë duke vendosur një gyp të dytë dhe se së shpejti problemi do të zgjidhet.

“Ne si ndërmarrje dhe bashkësia lokale e fshatit morëm iniciativë që të vendojmë edhe një gyp tjetër nga ky burim i cili burim ka ujë të mjaftueshëm deri te rezervuari ynë i fshatit. Për disa ditë ne do ta vëmë në funksion edhe gypin e dytë dhe Dollogozhda nuk do të ketë më mungesë të ujit për pije.”,- u shpreh drejtori i Ujësjellësit në Dollogozhdë, Argjend Ziba.

Nga Bashkësia Lokale thonë se pas zgjidhjes së problemit të ujit, rëndësi do t’i jepet edhe menaxhimit, duke qenë se shkaku i mungesës së ujit është edhe keqpërdorimi nga ana e banorëve.

“Një pjesë dërmuese e qytetarëve nuk i paguajnë faturat, një pjesë dërmuese bëjnë kopsht, nuk e ndalojnë ujin e lënë gjithmonë të rrjedhë pa ndërprerë, prandaj menaxhimi do të jetë në sasi të duhur.”,- theksoi kryetari i bashkësisë lokale, Teki Arsllani.

Problemi i ujit të pijshëm kryesisht shfaqet gjatë verës, por vitin e kaluar, për shkak të reshjeve të pakta të shiut, Dollogozhda kishte mungesë të ujit edhe gjatë vjeshtës dhe dimrit, e këtë vit problemi u shfaq që në pranverë. Probleme të ujit të pijshëm gjatë verës kanë edhe disa fshatra të tjera të Strugës.

Advertisement
Kosovë1 second ago

Rrahmani i VV-së i sulet akademik Kujtim Shalës së LDK-së, i jep medalje “për hajni”

Lajme3 mins ago

Kastriot Rexhepi: Opozita shqiptare bën “show”, amandamentet i dorëzoi në gjuhën maqedone

Kosovë16 mins ago

Gjuriq: Ua kemi borxh fëmijëve tanë që të mos e bëjmë armik Amerikën

Sport20 mins ago

Zekolli: Liga Unike do të rritë vlerat dhe konkurrencën në basketbollin shqiptar

Shëndetësi23 mins ago

43 shtatzëna u prekën me COVID-19 në Kosovë, 29 prej tyre lindën foshnjat e tyre

Lajme30 mins ago

Notat e lojtarëve: Real Sociedad 0-0 Real Madrid, Elustondo dhe Kroos më të mirët

Kosovë32 mins ago

Analisti Tahiri zbulon qëllimin e vizitës së Grenellit në Kosovë

Sport41 mins ago

ZYRTARE: PAOK transferon Waguen nga Barcelona

Kosovë48 mins ago

Memli Krasniqi: Koalicioni nuk ka vullnet t’i mbështes bizneset dhe qytetarët për rimëkëmbjen ekonomike

Lajme56 mins ago

Këto janë të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë Hoti

Sport1 hour ago

Barcelona ka edhe pesë lojtarë në shitje

Kosovë1 hour ago

Qeveria ua ndan nga 2 mijë e 733 euro delegatëve të legjislaturës së vitit 1990

Kosovë1 hour ago

Ministrja serbe zbulon 4 rrugët që do t’i financojë Amerika e që lidhin Serbinë dhe Kosovën

Lajme1 hour ago

Daçiq paralajmëron BeH-në: Po e njohët Kosovën, si do të ndaloni pavarësinë e Republikës Serbe?

Sport1 hour ago

Ylli i Premierligës është homoseksual, këtë ka frikë ta thotë publikisht – e kuptoi kur ishte 14 vjeç

MË TË LEXUARAT