Connect with us

Kosovë

Shefi për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha, detekton luftë psikologjike në Kosovë: Ndikon si uria dhe temperaturat ekstreme

Publikuar

Koordinatori Kombëtar për Siguri Kibernetike në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Zafir Berisha, duket se ka detektuar një luftë psikologjike në vend nga akterë të panjohur. 

Ai kërkon kthjellim “sa nuk është bërë vonë” nga mjegulla e krijuar nga kjo luftë psikologjike që ka atakuar të tri kohët, të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen.

Berisha pretendon se kjo luftë psikologjike ndikon në shoqëri njësoj si uria apo temperaturat “ekstreme të ulta apo të larta”, përcjell Periskopi

Nuk dihet se kujt ia ka drejtuar z.Berisha këto fjalë.

Ai është marrë edhe më herët me luftën psikologjike duke e denoncuar sidomos partinë më të madhe opozitare për një veprimtari të tillë.

Statusi i plotë dhe i paredaktuar: 

Mjegulla e krijuar nga lufta psikologjike dhe prpagandistike për të kaluarën, të tanishmen dhe të ardhmen e vendit tonë duke e përzier vlerën me antivlerën dhe anasjelltas, është e arritura e misionarve përballë të cilës duhet të kthjellohemi sa nuk është bërë vonë.

Lufta dhe presioni psikologjik, ndikon te një shoqëri sikurse uria apo temperaturat ekstreme të ulta apo të larta të njeriu, kur kemi parasyshë këtë atëher duhet të veprojm,ta dallojm tē mirēn nga e keqja dhe të bardhën nga e zeza!
“Një shoqëri që nuk e rregullon strategjin e tyre në përputhje me rrethanat, do të hidhet në shportën e historisë”.
Këtë nuk duhet të ja lejojmë vetes, sepse nuk e kanë bërë as parardhësit tonë, edhe kur kanë pasur situata më të rënda se ne që i kemi sot…

“Askush nuk mund të ketë për një kohë të gjatë një fytyrë për veten e tij, dhe një tjetër për shumë të tjerë, pa u ngatërruar përfundimisht se cila nga të dyja është e vërtetë”.
Zafa

NA NDIQ NË FACEBOOK