Kosovë
Shefi i Sig. Kibernetike, Zafir Berisha, thotë se “misionet serbo-sllave” po iu shpëlajnë trurin kosovarëve

Koordinatori Kombëtar i Sigurisë Kibernetike në Qeverinë e Kosovës, Zafir Berisha, ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook ku përanash merret edhe me fushëveprimtarinë e kibernetikës dhe lajmeve të rreme.
Berisha ka deklaruar se ekziston një mision “serbosllav” i cili përmes mediave dhe lajmeve të rreme po minon vlerat e Kosovës.
Ai thotë se një pjesë e qytetarëve me vetëdije po bien në këtë grackë, por megjithatë një pjese tjetër i është shpëlarë truri pavetëdijshëm, përcjell Periskopi.
“Shumë media, disa edhe të rreme, që menaxhohen nga shërbimi sekret i Serbisë si dhe shumë faqe e emra në rrjetet sociale në mënyrë të orkestruar nga një “qendër”, kanë arrritur që shoqrinë tonë ta fusin në një krizë të thellë morale, duke etiketuar çdo gjë që është vlerë në Kosovë.” – thotë Berisha.
Për më shumë, lexojeni statusin e plotë të tij:
HISTORIA, PËRFITIMI NGA POLITIKA DITORE DHE AMBICJA E SËMURA PËR PUSHTET!
Viktima të misionit nga mbetjet serbe në Kosovë fatkeqësishtë ranë edhe disa pseudointelektualë dhe shumë qytetarë, të cilët nuk ishin dhe nuk janë në gjendje edhe sot të dallojnë të bardhën nga e zeza, siç vazhdoin të mos e dallojnë çka është lajmi i fabrikuar për qëllime të caktuara!
Shumë media, disa edhe të rreme, që menaxhohen nga shërbimi sekret i Serbisë si dhe shumë faqe e emra në rrjetet sociale në mënyrë të orkestruar nga një “qendër”, kanë arrritur që shoqrinë tonë ta fusin në një krizë të thellë morale, duke etiketuar çdo gjë që është vlerë në Kosovë. Kjo solli që qytetarët të humbin besimin te njëri-thetri si dhe në institucionet e vendit.
Urrejtja e krijuar tek një pjesë e qytetarve ndaj luftës dhe luftëtarëve të UÇK-së me një anë dhe partive dhe eksponentëve partiak në anën tjetër, ishte dhe mbetet misioni i mbetjeve serbo-sllave në Kosovë, të cilët çdo ditë vijojnë ta infektojnë qytetarin!
Fatkeqësia qëndron edhe në atë, se në vallen e mbetjeve sllavo-komuniste janë rreshtuar pa vetëdije edhe një numër i njerzëve të cilëve ju është “shpërlar truri” dhe po i shërbejn djallit në emër të gjoja “kontributit” që po e japin për Kosovë!
Dikush i financuar e me vetëdije, mision dhe qëllim, si dhe një pjesë e madhe pa vetëdije po qojnë ujë në mullirin e Serbis!!!
















