Kosovë
SHBA do të heqë vizat për Kosovën? Kjo është përgjigja e Hotit

Kryeministri Avdullah Hoti nuk ka dashur të komentojë deklaratën e ministrit Selim Selimi se SHBA do të heqë vizat për kosovarën, transmeton Periskopi.
Hoti ka thënë se nuk i shpalos bisedat diskrete shtetërore.
‘’Kërkoj mirëkëuptimin se unë e kam detyrë shtetërore dhe më kërkohet që të ruaj diskrecionin e plotë të bisedave’’, ka thënë ai në një debat televiziv/PERISKOPI/





















