Connect with us

Lajme

Shahini publikon videon: Hyrja dhe dalja nga shkolla, sipas rregullave të distancimit social dhe fizik

Publikuar

Pak ditë para nisjes së vitit shkollor nën masa të rrepta sigurie dhe higjiene për shkak të pandemisë së koronavirusit, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Shqipërisë, Besa Shahini ka publikuar një video sensibilizuese mbi mënyrën e hyrjes dhe daljes në ambientet e shkollës.

“Hyrja dhe dalja nga shkolla, VETËM sipas rregullave të distancimit social e fizik, të përcaktuara qartë nga Instituti i Shëndetit Publik”, shkruan Ministrja Shahini.

Nxënësit do të paraqiten në shkollë duke respektuar me përpikëri orarin e komunikuar nga mësuesi kujdestar i tyre. Ndërkohë, gjatë momentit të hyrjes në shkollë, nxënësit do të vendosen në radhë një nga një, me largësi 2 metra, teksa personi përgjegjës i stafit të shkollës do të realizojë matjen e temperaturës më termometër digjital, do të sprucojë duart me alkool ose dezinfektantë etj.

Edhe dalja nga ambientet e shkollës do të bëhet sipas rregullave të distancimit social dhe fizik, nën mbikëqyrjen e mësuesve kujdestarë dhe punonjësve të tjerë të shkollës, raporton TCH, transmeton Klan Kosova.

NA NDIQ NË FACEBOOK